Nga Bota
9 July 2021
Shi, breshër e rrëshqitje dheu në Zvicër, mbyllet përkohësisht autostrada

Në Axenstrasse midis Flüelen (UR) dhe Sisikon, Zvicër Qendrore rënia e një shkëmbi dhe  rrëshqitja e dheut ka bërë që të mbyllet rruga. Kjo u njoftua nga Alert Swiss, aplikacioni federal i emergjencave, raporton srf.ch.

Pasdite, pas një rrëshqitje dheu, autostrada A2 në jug është mbyllur gjithashtu përkohësisht në Giornico (TI), transmeton albinfo.ch. Ajo është vënë në funksion sërish nga ora 17 pasdite.

Shkaktare të rrëzimeve të shkëmbinjve dhe rrëshqitjeve të tokës janë shtrëngatat e forta me shi të madh që kanë prekur këto regjione.

Në Bellinzona, Luginën Maggia dhe luginat e tjera të Ticinos, kishte gjithashtu dëmtime dhe pengesa të përkohshme në trafik për shkak të breshërit, shiut të fortë dhe stuhive, njofton  policia e kantonit.

Shi i madh në Ticino që nga e mërkura në mbrëmje

Stuhitë në veriperëndim të Ticinos kanë nisur të mërkurën në mbrëmje. Fillimisht, u prekën Lugina Maggia, Lugina Onsernone, Centovalli dhe, pjesërisht, edhe Leventina, përcjell albinfo.ch. Deri të enjten në mbrëmje në këto zona për 24 orë, kanë rënë mbi 80 milimetra shi. Në Faido është regjistruar madje mbi 130 milimetra, raporton SRF Meteo.



Të ndryshme
Më shumë
Flet veterani që humbi të dy këmbët në luftën në Afganistan: Shokët e mi vdiqën për hiç gjë17 August 2021
Njihuni me miss Ukrainën e cila ka rrokë armën në luftë kunder Rusisë27 February 2022
Dr. Florin Besimi dedikim emocional birit të tij: Do të fitojmë sepse jemi në rrugë të drejtë!28 June 2020