Nga Rajoni
27 October 2021
Xhaçka: Njohja reciproke Kosovë-Serbi, çelësi i ndërtimit të së ardhmes në Ballkanin Perëndimor

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka takuar ambasadorin e ri të Serbisë në Shqipëri, Slobodan Vukçeviq.

Xhaçka thotë se Shqipëria dhe Serbia kanë bërë përparim të dukshëm duke lënë pas të kaluarën dhe se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë janë çelës i ndërtimit të së ardhmes në Ballkanin Perëndimor.

“Kam mirëpritur ambasadorin e Serbisë në Shqipëri, Slobodan Vukçeviq. Shqipëria dhe Serbia kanë bërë përparim të dukshëm në lënien pas të kaluarës së vështirë. Ka ende punë për të bërë për të përmirësuar bashkëpunimin dhe lidhjen dypalëshe. Marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Serbisë, njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë janë çelësi për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshmë dhe të begatë për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Xhaçka në Twitter.

https://twitter.com/xhacka_olta?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1453307206552674306%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Freporteri.net%2Flajme%2Fshqiperia%2Fxhacka-njohja-reciproke-kosove-serbi-celesi-i-ndertimit-te-se-ardhmes-ne-ballkanin-perendimor%2F



Të ndryshme
Më shumë
Venera Azizi: Srebrenica mbetet një plagë që nuk shërohet kurrë11 July 2026
Shteti paguan 4 euro, banorët kërkojnë 100 euro, “frenohen” punimet për ndërtimin e Autostradës Shkup-Bllacë28 August 2020
Rrëmbim tronditës në Ohër: 33-vjeçari kërkon para për lirimin e tre familjarëve, kapet nga policia19 May 2025