Nga Vendi
29 July 2021
Financial Times e quan “goditje” ndaj BE-së takimin e Zaevit, Vuçiqit dhe Ramës

Sot në Shkup mbahet forumi ekonomik mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë. Gazeta prestigjioze britaneze e ka trajtuar temën e takimit Zaev, Rama, Vuçiq, duke e quajtur si një karshillëk ndaj politikave anashkaluese të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit perendimor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Për këtë takim, Financial Times i rikujton deklaratat e Zaev, Ramës dhe Vuçiqit të cilët disa javë më herët thanë se BE ka dështuar në planin e zgjerimit dhe për këtë nuk ka faj Ballkani perendimor, duke e cilësuar këtë nismë si një ‘goditje’ ndaj BE-së.

“Vendet e përmendura kanë një progres të dukshëm në rrugën drejt BE-së dhe ky progres më shumë duket në sistemin elektoral, gjyqësor dhe reformat në ekonomi. Por, rruga e tyrë drejt BE-së është tepër e rëndë” shkruhet në Financial Times.

Përndryshe, ky takim sipas tre liderëve cilësohet si takimi për të lehtësuar jetën e qytetarëve të tyre në tre shtete, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në ngjarje do të shpallet edhe emri i ri i nismës rajonale që deri tani në mënyrë jo-formale i referohej si “Shengeni i Vogël”. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Shkrimtari shqiptar: Kërkoj falje, por nuk gjeta asgjë kundër shqiptarëve nga Bregoviq10 August 2021
Luiz Ejlli rikthehet në shtëpinë e Big Brother VIP 5, Prime-i i së shtunës premton emocione të forta 6 February 2026
Nëse jetoni në këtë fshat mund t’i fitoni 33 mijë euro24 August 2021