Nga Vendi
27 July 2021
Dje janë vaksinuar 18.149 qytetarë në Maqedoni

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

Nga atje thonë se janë aplikuar gjithsej 847.336 doza të vaksinave, ndërsa 351.369 qytetarë janë rivaksinuar.

“?Dje janë vaksinuar gjithsej 18.149 qytetarë. ?Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 5.650 qytetarë.

63% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 60% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

55% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 45% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, thonë nga MSH.

Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, ndërsa vaksinimi mund të bëhet pa caktuar termin./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
OBRM-PDUKM: Në BE nuk shkohet me kriminelë të LSDM-së dhe BDI-së23 June 2021
Të hënën do të votojnë 716 persona me coronaviurs dhe vetizolim11 July 2020
Me plis në kokë e flamurin e Kosovës mbi supe, Flaka Krelani në 'Times Square' për t'i çuar mesazh Hagës pas vendimit17 September 2026