Nga Vendi
23 June 2021
OBRM-PDUKM: Në BE nuk shkohet me kriminelë të LSDM-së dhe BDI-së

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar pas dështimit për të marrë datë për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Nga kjo parti thonë se Maqedonia nuk merr datë, pasi në BE nuk duan të kenë punë me kriminelët e LSDM-së dhe BDI-së.

“Maqedonia është në vendin e 111 në listën e Transparency International. Zaevi e ka betonuar shtetin në vend të parë me krim dhe korrupsion. Në BE nuk shkohet me haraç dhe krim. Në BE nuk duan kryeministër i cili është i falur”.

“Në BE nuk shkohet me raste të pazbardhura për krim, si rasti me Den Donçevin. Në BE nuk kalon ‘agjenda e gjelbër’, e cila i helmon qytetarët e qyteteve ku ata të gjelbrit qeverisin: Kërçovë, Tetovë, Strugë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Më tej shtojnë se Qeveria LSDM-BDI duhet të largohet dhe t’u jepen fund mashtrimeve.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Ambasada e Kosovës në Shkup reagon për rastin e studentes nga Kosova të gjetur pa shenja jete në Tetovë 6 November 2025
Teknologjia e vaksinës AstraZeneca mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit 3 September 2021
Talat Xhaferi sot zgjidhet kryetar i Kuvendit edhe për një mandat tjetër20 August 2020