ShowBiz
19 August 2021
Vdes muzicienti i njohur Shefqet Hoxha, babai i Eliza Hoxhës

Ka vdekur sot muzicienti i njohur Shefqet Hoxha.

I ndjeri është babai i këngëtares dhe deputetes, Eliza Hoxha.

Lajmin e ka dhënë vëllai i Elizës, Fatos Hoxha, përmes një fotografie të babait të tyre tashmë të ndjerë, të publikuar në Facebook.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot me datë 19.08.2021 ndërroi jetë Babai, Gjyshi dhe i dashuri ynë Shefqet Hoxha. Njoftojmë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë dashamirët se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e Prishtinës në Arbëri (Dragodan) me ikindi në ora 16:30”, ka shkruar Fatos Hoxha në Facebook.

Eliza ka treguar në disa intervista se frymëzimin për t’u marrë me muzikë e kishte marrë nga babai i saj.

Ai madje ka qenë kompozitor dhe tekstshkrues i shumë këngëve të saj si fëmijë, kur Hoxha sapo kishte nisur rrugëtimin e saj muzikor.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: Ndryshimet ligjore për Inspektoratin e Përdorimit të Gjuhëve pritet të miratohen pas rifillimit të punës së Kuvendit11 November 2025
Qeveria e Maqedonisë lejoi të punohet në pjesët e mbyllura të restoranteve me 30% të kapacitetit25 August 2021
Kush është kandidati i Aleancës për Shqiptarët për Tetovën? 7 September 2021