Nga Rajoni
13 October 2026
Aleanca: Justina Shiroka-Pula, presidente e minutave të fundit, ka nevojë për këshilltarë të fuqishëm

Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, ka komentuar zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së vendit, duke vlerësuar se, pas një zgjedhjeje të papritur në minutat e fundit, asaj do t’i duhet kohë për t’u konsoliduar në këtë detyrë dhe për të përcaktuar bashkëpunëtorët e saj më të afërt.

Sipas Kadriajt, presidentja e re duhet të analizojë me kujdes se kë do ta ketë pranë vetes dhe kujt do t’i besojë një rol të rëndësishëm në përfaqësimin dhe mbështetjen e saj gjatë ushtrimit të mandatit.

“Presidentja, meqenëse nuk ka qenë e paraparë që të zgjidhet presidente dhe ka qenë presidente e orëve të fundit, e minutave të fundit, me thënë të drejtën, ndoshta ka kohë derisa të konsolidohet në Presidencë dhe më pas ndoshta do ta analizojë se kënd do ta ketë afër vetes dhe kush do ta prezantojë. Ka nevojë për këshilltarë të fuqishëm”, ka deklaruar Kadriaj

Deklarata e deputetes së Aleancës vë në pah rëndësinë e konsolidimit të presidentes së re në detyrë, si dhe të përzgjedhjes së një ekipi të besueshëm dhe profesional të këshilltarëve, të cilët do ta ndihmonin në përmbushjen e përgjegjësive të saj institucionale.



Të ndryshme
Më shumë
Studimi: Çfarë ndodh me personat që kalojnë COVID’in por nuk krijojnë antitrupa 8 September 2021
Ndotja e ajrit më e madhe gjatë mbrëmjes28 October 2020
Ndërroi jetë këngëtari tetovar Alush Hamiti20 September 2021