Nga Vendi
9 September 2021
Tragjedia në Tetovë: 26 pacientë kanë qenë të hospitalizuar gjatë shpërthimit të zjarrit

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se nga zjarri i mbrëmshëm në kovid-qendrën në Tetovë, jetën e kanë humbur 14 persona.

Nga ministria thonë se gjatë kohës së zjarrit, në këtë qendër ka pasur gjithsej 26 pacientë, ndërsa 12 të tjerët janë në mjekim në Spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Në kovid-qendrën në Tetovë gjatë shpërthimit të zjarrit ka pasur gjithsej 26 pacientë, prej të cilëve 14 kanë ndërruar jetë, ndërsa 12 janë duke u mjekuar në Spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Nuk ka viktima nga stafi mjekësor, por disa janë me lëndime të lehta”.

“Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllime tek familjarët e të vdekurve dhe keqardhje të thellë për këtë ngjarje tragjike. Gjatë ditës do të informojmë për të gjitha detajet e reja, ndërsa bëjmë thirrje tek mediat dhe qytetarët që t’i shpërndajnë vetëm informacionet zyrtare dhe të përmbahen nga spekulimet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshe, Prokuroria sot njoftoi se disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së, për të përcaktuar identitetin e tyre./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Çifti ndërron jetë nga COVID-19 – vdiqën duke ia mbajtur dorën njëri-tjetrit29 September 2021
Zuckerberg thotë se Facebook nuk ‘do të ndryshojë’ në përgjigje të një bojkoti nga më shumë se 500 reklamues mbi politikat e ndërmarrjes për fjalën e urrejtjes 2 July 2020
Kasami: Do ta shqyrtojmë se çfarë modeli zgjedhor do të mbështesim 4 June 2025