Nga Vendi
13 October 2026
Ali Ahmeti në pritjen e Ditës Kombëtare të Spanjës, mesazh për marrëdhënie më të forta evropiane

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Mbretërisë së Spanjës, me ftesë të ambasadorit spanjoll në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Rafael Soriano Ortiz.

 

Me këtë rast, Ahmeti vlerësoi rëndësinë e Spanjës si partnere evropiane, duke theksuar vlerat e përbashkëta të paqes, demokracisë dhe bashkëpunimit ndërmjet popujve.

 

Ai përcolli urimet për popullin spanjoll, duke shprehur dëshirat për prosperitet, miqësi të qëndrueshme dhe thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit e të marrëdhënieve ndërmjet vendeve.



Të ndryshme
Më shumë
Lot në “Për’puthen”, vajzat rrëfejnë problemet familjare “Nuk më flet askush nga familja”14 September 2021
Qindra kërkesa për pajisje me shtetësi10 October 2021
Në Mykonos u pa me vajzën e Trump, kush është i riu shqiptar që u fotografua me Grenell 6 August 2021