ShowBiz
14 October 2026
Adrola Dushi reagon pas protestave të dhunshme në Shqipëri: Jam e tronditur dhe e dëshpëruar

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka reaguar pas protestave të dhunshme të zhvilluara një ditë më parë në Tiranë, duke bërë thirrje për më shumë përgjegjësi, maturi dhe respekt për qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dushi dënon dhunën ndaj qytetarëve dhe thekson se pakënaqësitë dhe revolta nuk duhet të shndërrohen në përplasje që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e njerëzve.

“Nuk mund të jetë dhuna përgjigjja ndaj revoltës së qytetarëve”, shkruan ajo, duke theksuar se policia duhet të jetë e trajnuar për të përballuar tensionet, presionin dhe protestat, duke ruajtur qetësinë edhe në situata të vështira.

Në reagimin e saj, modelja thekson se uniforma e policisë duhet të jetë simbol i mbrojtjes së qytetarëve dhe jo i frikësimit të tyre.

“Uniforma nuk është pushtet mbi qytetarin. Është përgjegjësi ndaj tij”, shprehet Dushi.

Ky është reagimi i saj:

Adrola Dushi reagon pas protestave të dhunshme në Shqipëri: Jam e tronditur dhe e dëshpëruar



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Shtrenjtohet produktet ushqimore, inflacioni ngjitet lart14 August 2020
Tre persona ndalohen në Gostivar, policia sekuestron marihuanë 7 February 2026
Vritet në shtëpinë e tij presidenti i Haitit, Jovenel Moise 7 July 2021