Nga Vendi
7 February 2026
Tre persona ndalohen në Gostivar, policia sekuestron marihuanë

Tre persona nga Gostivari janë privuar nga liria pas një kontrolli policor të zhvilluar mbrëmjen e 6 shkurtit 2026. Sipas SPB Gostivar, rreth orës 22:00, gjatë ndalimit të një automjeti me targa vendore, policia ka gjetur një kuti me marihuanë te njëri nga pasagjerët.

Gjatë kontrollit është konstatuar se drejtuesi i mjetit, 24-vjeçari A.Z., e drejtonte automjetin pa leje drejtimi, ndërsa makina kishte regjistrim të skaduar. Automjeti është konfiskuar, ndërsa të ndaluarit H.L. (23), B.Z. (27) dhe A.Z. (24) janë shoqëruar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, autoritetet do të përgatisin parashtresat përkatëse.



Të ndryshme
Më shumë
Dua Lipa mbledh disa nga yjet botëror për të realizuar disa bashkëpunime 5 August 2020
Policia është në kërkim të Vlladimir Pançevskit11 July 2020
Ali Ahmeti: Jetë më e mirë me Agjendën e blertë 1 October 2021