Mundësitë për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe krijimin e partneriteteve të reja mes bizneseve ishin në fokus të takimit mes Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) dhe Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Maqedoninë e Veriut.
Kryetari i OEMVP-së, Sami Morina, së bashku me drejtorin ekzekutiv Durim Zeqiri dhe menaxheren operative Miranda Ajdini, pritën ambasadoren kineze, Jiang Xiaoyan, e shoqëruar nga Che Shan dhe Yang Zhenzhen.
Gjatë takimit, palët shkëmbyen pikëpamje mbi mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ekonomik, forcimin e lidhjeve mes komuniteteve të biznesit dhe identifikimin e mundësive të reja për partneritet ndërmjet dy vendeve.
OEMVP synon të vazhdojë angazhimin për zhvillimin e partneriteteve ndërkombëtare, duke krijuar ura bashkëpunimi që ndihmojnë sektorin privat dhe kontribuojnë në përmirësimin e klimës së biznesit.