Kuriozitete
1 July 2021
Studimi i ri thotë se COVID-19 është më i zakonshëm te kafshët shtëpiake

Një studim i ri ka zbuluar se koronavirusi është shumë i zakonshëm tashmë te kafshët shtëpiake, pronari i të cilave ka qenë i infektuar me virusin.

Rezultatet janë nxjerrë pas marrjes së tamponit të 310 kafshëve në 196 shtëpi ku është regjistruar të paktën një person i infektuar.

Sipas të dhënave 6 mace dhe 7 qen rezultuan pozitiv, ndërsa 54 kafshë të tjera kishin krijuar antitrupa.

“Nëse keni Covid duhet të shmangni kontaktet me kafshët shtëpiake njësoj siç bëni me njerëzit e tjerë. Shqetësimi kryesor nuk është shëndeti i kafshëve, por rreziku i mundshëm se ato mund ta ruajnë virusin për ta rishpërndarë më tej sërish te njerëzit”, u shpreh doktor Els Broens nga universiteti i Utrecht.

Në studim është vënë re gjithashtu se pjesa më e madhe e kafshëve janë asimptomatike ose shfaqin simptoma të lehta deri në të mesme nga Covid.



Të ndryshme
Më shumë
Elita Rudi takohet me aktoren turke më në zë të momentit30 June 2021
Kasami: Provimi i jurisprudencës do të mundësohet edhe në gjuhën shqipe, çështja në zgjidhje në qeveri 6 February 2026
Mickoski: Me Zaevin në krye të shtetit, BE është qëllim i largët 8 October 2021