ShowBiz
14 October 2026
Elijona përgjigjet për ‘zhdukjen’ disa ditore

Mungesa e Elijonës nga rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit kishte bërë që ndjekësit e saj të pyesnin se çfarë po ndodhte, veçanërisht pas lajmit se i ishte thyer telefoni.

Madje, ditën e djeshme, në një grup me fansat e saj, Elijona kishte ndarë një fotografi të telefonit të dëmtuar, duke shkruar me humor:

“Na myti msyshi”, të shoqëruar me një emoji të hudhrës.

Ajo kishte sqaruar gjithashtu arsyen e mungesës së saj, duke shkruar:

“Arsyeja pse s’jom kon aktive (s’kisha telefon të dytë)”.

Ndërkohë, pas mesazheve të shumta që kishte marrë nga ndjekësit, Elijona ka vendosur të japë më shumë sqarime edhe përmes InstaStory-t.

Në një selfie ku shfaqet me kufje dhe me një paraqitje mjaft të kuruar, ajo ka treguar se nuk ka blerë telefon të ri, por ka rregulluar ekranin e telefonit të saj të vjetër.

“Btw, kom marr pafund mesazhe për telefon. S’kom ble t’ri, po ja kom ndreq ekranin, prandaj s’kisha telefon. Storytime??”, ka shkruar ajo.

Elijona ka ndarë me humor edhe një nga pyetjet që duket se i kanë bërë ndjekësit:

“Po blen Eli telefon 2.000 euro a?!”

Kështu, ajo ka sqaruar se telefoni i saj tashmë është rregulluar, duke i dhënë fund paqartësive të fansave për mungesën e saj në rrjetet sociale.

‘Na myti msyshi’, Elijona përgjigjet për ‘zhdukjen’ disa ditore



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: Të mos përsëriten më kurrë qeverisje si ajo e Zaevit dhe Kovaçevskit 12 September 2026
Sela: Bëhet presion mbi familjarët e viktimave nga zjarri në Tetovë, që të mos zbardhet e vërteta13 September 2021
Selin Bollati tregon çfarë ka ndodhur me 100 mijë eurot e Big Brother VIP 15 September 2026