Nga Vendi
11 August 2020
Serbia rrit masat e sigurisë në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Tela me gjemba u vendosën në kufirin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Madje edhe një rrugë përskaj për intervenim të shpejtë të xhandarmërisë serbe. Shteti fqinj barrikadoi vijën e gjelbër kufitare me ne, që nga pika kufitare e Tabanocës drejt fshatit Llojan. Punimet në terren, për aq sa iu afruam brezit kufitar, u panë se kanë arritur deri tek traseja hekurudhore që lidh dy shtetet.

“Në pikën kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, po vendoset nga ana e serbëve një tel më gjemba i lartë 2 metra për të penguar depërtimin e emigrantëve nga vendi ynë në shtetin serb.”

Sipas informatave zyrtare, ky fortifikim i kufirit është duke u bërë për të parandaluar kalimet ilegale të emigrantëve. Këta të fundit nuk ndalojnë as gjatë periudhës së pandemisë të transitojnë nga Lindja e Mesme drejt shteteve të BE-së. Në qendrën transitore të Tabanocës, aktualisht ka vetëm 1 të strehuar, kurse në muajin e fundit këtu ishin afër 200 emigrantë. Ata arratisen ilegalisht, thonë nga Shoqata “Legis”.

Sa i përket emigrantëve në shumicën e rasteve ata nuk e presin depërtimin, por vazhdojnë rrugëtimin nëse nuk e kanë interes të shkojnë në Greqi, por të vazhdojnë në veri, atëherë e lëshojnë kampin vetvetiu dhe vazhdojnë rrugën për në Serbi”-tha Faton Mehmedi, OJQ “Legis”.

Vetëm në korrik, policia  kufitare pengoi 12 përpjekje për të kontrabanduar 567 emigrantë. Gjatë fundjavës policia kapi 94 emigrantë në një kamion në rrugën rajonale Radovish – Shtip. Emigrantët ishin nga Siria, Afganistani, Iraku dhe Pakistani dhe u janë dorëzuar zyrtarëve të Qendrës Rajonale për çështje kufitare – Lindje. Shoferi dhe shoqëruesi i tij arritën të shpëtojnë nga policia.

Adnan Qaili



Të ndryshme
Më shumë
Regjistrohet një parregullsi zgjedhore në Manastir15 July 2020
Qeveria i publikoi protokollet për hapje dhe punë të kafiterive dhe objekteve hotelierike për ushqim27 May 2020
“Durmo Turs”, Prokuroria: Mbrojtja falsifikoi gjetjet e ekspertëve 6 July 2020