Shqipe Hysenaj, ish-banore e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, është komentuar ditëve të fundit si një nga emrat e mundshëm për të qenë opinioniste në edicionin e pestë të këtij formati.
Megjithatë, duket se ky informacion nuk është i saktë.
Vetë Hysenaj ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e panelit të opinionistëve të “BBVK”. Kështu, ajo ka sqaruar pozicionin e saj lidhur me këtë çështje, shkruan “Kosovarja”.
Deri më tani, emri i saj nuk do të jetë pjesë e opinionistëve të edicionit të ri. Ndërkohë, mbetet të shihet se cilët do të jenë emrat që do të përzgjedhen për të komentuar zhvillimet dhe ngjarjet brenda shtëpisë së famshme.