Nga Rajoni
14 October 2026
“Pak është plumbi për të, rroftë Kurti”, del para gjykatës personi që kanosi me vrasje Vjosa Osmanin

Mesazhi “Mas more se ajo që e shet venin pak esht plumbi per te, rrnoft Albini me popullin” i postuar në rrjetin social Facebook, e ka çuar Bekim Sylejmanin në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në seancën fillestare të së mërkurës, Sylejmani u deklaruar i pafajshëm për kanosje ndaj ish-Presidentes, Vjosa Osmani.

“Nuk e pranoj fajësinë”, ishte përgjigjja e shkurtër e të akuzuarit menjëherë pasi prokurori Besart Mustafa lexoi aktakuzën që e ngarkon atë me kryerjen e veprës penale të kanosjes.

Gjatë seancës, gjyqtari i rastit Bujar Ahmeti e njoftoi të akuzuarin se prania e mbrojtësit nuk është e detyrueshme për këtë rast. Pas kësaj, Sylejmani zgjodhi ta vazhdojë procesin gjyqësor pa praninë e ndonjë avokati.

Përfaqësuesi i të dëmtuarës Osmani, avokati Artan Qerkini, deklaroi se i bashkëngjiten ndjekjes penale kundër të akuzuarit.

Ndërkaq sa i përket kërkesës pasurore-juridike, avokati Qerkini njoftoi se nuk parashtrojnë kërkesë për dëmshpërblim, marrë parasysh gjendjen e dobët materiale të të akuzuarit.

Pasi i akuzuari u deklarua i pafajshëm, Gjykata e njoftoi atë se ka të drejtë që brenda afatit prej 30 ditësh të paraqesë kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hudhjen e aktakuzës.



Të ndryshme
Më shumë
Sela: Për ligje që votohen me 2/3 e deputetëve, do të kushtëzojmë të hiqet 20% nga ligji për gjuhët28 August 2020
Javën e ardhshme duhet të mbërrijnë aparatet e gjurmëve të gishtërinjve, do të përdoren për herë të parë në zgjedhjet lokale30 August 2021
Finalja Kosovë-Turqi ndryshon skemën televizive, “Big Brother VIP” shtyhet për të mërkurën31 March 2026