Nga Vendi
28 August 2020
Sela: Për ligje që votohen me 2/3 e deputetëve, do të kushtëzojmë të hiqet 20% nga ligji për gjuhët

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në debatin e Click Plus, në pyetjen se si do të veprojnë kur Qeveria do të ketë nevojë për 12 deputetët e tyre në ndryshime të ligjeve në të cilat kërkohen 2 e 3 e votave, tha se ata do të pranojnë vetëm nëse bëhen edhe ndryshime tjera kushtetuese të cilat do t’i kërkojnë ato.

Si kusht për të votuar ato propozim ligje, Sela bën të ditur se do të kushtëzojnë që në pjesën e ligjit për gjuhët, të hiqet fare pjesa e 20%, dhe gjuhë zyrtare të jetë apo të shkruajë: Gjuha shqipe.

Më tej, një kërkesë tjetër të cilën do e vendosin si kusht si opozitë, është edhe zgjidhja e problemit me nënshtetësitë e mijëra qytetarëve në vend.

“Ndoshta do të jetë e nevojshme që të hapen ligje që kanë të bëjnë me 2/3 e deputetëve. 2/3 e deputetëve është e barabartë me numrin e deputetëve që nevojiten për ndryshime kushtetuese. Nuk do të pranoj të votoj asnjë ligj të kësaj qeverie e cila paraprakisht për të arritur 2/3, atëherë duhet të sjellë ndryshime kushtetuese te pjesa e gjuhës, të hiqet definicioni për gjuhën që është gjuha që e flasin 20% e qytetarëve dhe të bëhet gjuha shqipe.

Një kusht tjetër do të jetë për të parë disponimin e 70 mijë qytetarëve të cilët janë pa nënshtetësi. Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është poashtu një ndër kushtet që do t’i propozojmë në procedurë parlamentare. Tani të shohim këto që e kanë gojën plotë koncept shoqëri e përbashkët për të gjithë a do e përkrahin nismën që qytetari që është lindur e i ritur këtu para se Maqedonia të jetë shtet e të ketë shtetësi, a do të pranojnë t’ia rregullojnë problemin”, ka deklaruar Sela.

Sela gjithashtu paralajmëron se do të tentojnë të rikthejnë çmimin e vjetër të rrymës elektrike, e pse jo edhe të ulet nga ajo sa ka qenë.



Të ndryshme
Më shumë
Aksidenti në Kroaci, avokati: Klienti nuk më tha se e kishte zënë gjumi, në mungesë të marrëveshjes nuk mund të ekstradohet në Kosovë27 July 2021
Nuredini: 75% e gazifikimit primar është ndërtuar në perëndim të vendit dhe 90-95% në jug19 September 2020
Shtrenjtohen derivatet e naftës, KRRE publikoi çmimet e reja29 June 2020