Nga Rajoni
15 October 2026
Protesta e studentëve, reagon BE në Tiranë: Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës

Protesta e studentëve në Tiranë, e cila është shoqëruar me përshkallëzim të dhunës dhe dëmtime të pronës publike e private, ka sjellë reagimin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë.

Përmes një deklarate, Delegacioni dënon me forcë aktet e dhunës, u bën thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje dhe thekson rëndësinë e respektimit të së drejtës për tubim dhe shprehje paqësore, duke e cilësuar dialogun si rrugën e vetme për adresimin e shqetësimeve.

“Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.

U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime”, shkruhet në postim.



Të ndryshme
Më shumë
Pas 27 vitesh, identifikohet Idriz Rrecaj - një nga 23 viktimat e “Grupit të Intelektualëve”20 September 2026
Në top pages,Donald dhe Romeo i hyjnë muzikës, ja sa kërkojnë për netët live13 March 2022
Verë me nxehtësi rekord, kërcënimet për shëndetin dhe masat parandaluese30 June 2025