Nga Vendi
15 October 2026
Bujar Osmani për djegien e Kolegjit të Europës në Tiranë: Ta godasësh atë, do të thotë të godasësh të ardhmen

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka reaguar pas djegjes së Kolegjit të Europës në Tiranë, duke thënë se është dhënë shumë punë për ta sjellë atë në rajonin e Ballkanit.

Osmani, thotë se nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme politike dhe se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, por se ka arritje që i takojnë gjithë vendit, përtej cdo qeverie e partie.

“E di sa shumë jemi angazhuar për ta sjellë Kolegjin e Europës në rajonin tonë. Edhe ne e kemi dashur në Shkup. E dinim se çfarë peshe kishte. Me ardhjen e tij, perspektiva europiane merrte një adresë konkrete.

Pas Bryzhit dhe Natolinit, kjo adresë u bë Tirana. Ishte një njohje e madhe për Shqipërinë dhe krenari për të gjithë ne. Të rinj nga vende të ndryshme të Europës do të vinin në Tiranë për të mësuar e për t’u përgatitur për të ardhmen e përbashkët europiane.Prandaj, pamjet e zjarrit dhe dëmtimit të ambienteve të Kolegjit më dhembën. E di sa vështirë fitohet një besim i tillë dhe sa shumë punë duhet që një vend të arrijë deri aty.

Nuk dua të hyj në përplasjet e brendshme politike të Shqipërisë. Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe të kërkojnë përgjegjësi nga pushteti. Por ka arritje që i takojnë gjithë vendit, përtej çdo qeverie e partie.

Kolegji i Europës është një prej tyre. Ta godasësh atë do të thotë të godasësh edhe një simbol të së ardhmes europiane të Shqipërisë.Qeveritë vijnë e shkojnë. Ajo që ndërtojmë për brezat që vijnë duhet të mbetet”, ka shkruar Osmani.

 



Të ndryshme
Më shumë
Gjykata në Prizren cakton paraburgim për 23 të dyshuar për manipulim zgjedhor dhe ryshfet25 January 2026
"T'ia gjejmë Bebes një burrë?", Bebe Rexha publikon video duke folur në shqip me kushëririn e saj tetë vjeçar 4 October 2026
A Do Të Mbetet Besa Në Qeveri, Hoxha Me Konferencë Në Ora 14:00 5 November 2021