Nga Vendi
16 September 2021
Javën e ardhshme mbyllet spitali modular për coronavirus në Gostivar

Javën e ardhshme spitali modular për pacientë me coronavirus në Gostivar do të mbyllet për shkak se për momentin nuk ka nevojë.

Numri i pacientëve vazhdimisht zvogëlohet dhe është çështje ditësh se kur do të mbyllet përkohësisht.

“Në spitalin modular momentalisht ka tre pacientë të hospitalizuar me coronavirus, prej të cilëve me siguri do të lëshohen në shtëpi këtë javë, ndërsa objekti përkohësisht do të mbyllet. Gjendja me coronavirusin shënon stabilizim dhe kemi mjaftueshëm kapacitetet për mjekim edhe pa spitalin modular”, tha Ratko Naumovski, udhëheqës në Repartin Infektiv.

Ndryshe, në Gostivar ka gjithsej pacientë të hospitalizuar prej të cilëve 11 janë me mbështetje oksigjeni./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Associated Press për protestën e djeshme kundër Speciales: Më e madhja mbarëkombëtare deri më tani 2 October 2026
BDl takon arsimtarët dhe profesorët tetovar (FOTO)26 June 2020
Gostivar, një i moshuar gjendet i vdekur në banesën ku jetonte31 August 2021