Irani po konsideron mundësinë e tërheqjes nga Botërori i verës, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, pas përshkallëzimit të tensioneve me Uashingtonin dhe vdekjes së Liderit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei, gjatë sulmeve ajrore amerikane.
Presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj, deklaroi për mediat spanjolle se pjesëmarrja e Iranit në turne është e pasigurt, Me atë që ndodhi sot dhe sulmin nga Shtetet e Bashkuara, është e pakët mundësia që të shohim përpara drejt Botërorit.
Vendimi përfundimtar pritet të merret në ditët në vijim pas konsultimeve me autoritetet qeveritare.
Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafstrom, konfirmoi se po monitorojnë situatën me kujdes, duke theksuar se fokusi mbetet te një Botëror i sigurt me të gjitha ekipet pjesëmarrëse. Ndërkohë, kampionati vendas në Iran është pezulluar për një afat të pacaktuar.