ShowBiz
15 October 2026
Fjolla Morina rrëfen arsyet e largimit nga BBVK

Fjolla Morina ka treguar arsyet që e shtynë ta ndërpriste garën në “Big Brother VIP Kosova”, disa muaj pas përfundimit të spektaklit.

E ftuar në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, këngëtarja foli për arsyet e largimit, teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarit Butrint Pasjaqa.

Ajo u shpreh se një nga arsyet kryesore ishte pamundësia për të toleruar, siç i cilësoi ajo, padrejtësitë dhe nivelin e debateve të vazhdueshme brenda shtëpisë.

“Nuk mundem padrejtësitë me i duru kështu që ma mirë që dola. Nuk mundem zhurma unë potera palidhje si gratë e këqija, tu u përla, tu bo, leje pashë zotin. [me diskutu] në mënyrë pak më të mirë, jo me shku në grada ZHGL kategorie, nuk ja vlen, nuk jemi na asi gradë, nuk e kemi bo jetën, investimin , krejt këto që e kemi ndërtu nuk jemi na deri qaty, e duron e duron një muaj, edhe thjesht u mërzita për familjen time, as paret nuk vyjnë send, jam mërzit për çikën time e kam lane vetë, sa i prish nervat nuk po më vyjnë as 100 mijë euro”, ka deklaruar Fjolla.Këngëtarja theksoi se largimi lidhej edhe me mallin për familjen, veçanërisht për vajzën e saj, duke lënë të kuptohet se paratë nuk kishin më rëndësi përballë gjendjes së saj emocionale.

Gjatë intervistës, Morina foli edhe për komunikimin me banorët e tjerë, duke pretenduar se fjalët e saj shpesh interpretoheshin ndryshe nga ajo që synonte të shprehte.

“Çdo fjalë që e lëshojshe ai e ka marrë me një ‘spicë’, që ti po i thu për diçka edhe mirë me i folë”, potencoi këngëtarja.



Të ndryshme
Më shumë
Aksident tragjik në Ohër, vdes i riu nga Manastiri16 August 2020
RMV, nuk ka mjek që duan të punojnë me të burgosurit28 October 2021
Pesë viktima dhe 120 raste të reja me Covid-19, shërohen 125 pacientë 7 July 2020