Nga Rajoni
15 October 2026
Berisha ultimatum Ramës: Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke e paralajmëruar se asnjë veprim i qeverisë nuk do të ndikojë në mbështetjen e opozitës për protestën studentore.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se PD-ja, anëtarët dhe mbështetësit e saj në të gjithë vendin do të vijojnë të qëndrojnë në krah të studentëve, pavarësisht akteve të kryeministrit, Policisë së Shtetit dhe shërbimeve.

“Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion, asnjë akt i tij, policisë së tij kriminale dhe shërbimit të tij, nuk do mund të cenojë mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike, anëtarëve, mbështetësve të saj në mbarë Shqipërinë, për protestën studentore”, deklaroi Berisha.

Kreu i opozitës i bëri thirrje Ramës të largohet nga detyra, duke iu referuar Nicolae Çausheskut, ish-diktatorit rumun që u ekzekutua pas rrëzimit të regjimit në vitin 1989, dhe Ramiz Alisë, ish-udhëheqësit komunist të Shqipërisë, i cili u largua nga pushteti gjatë tranzicionit politik.

“Sikundër, i sugjeroj që midis fatit të Çausheskut dhe fatit të Ramiz Alisë, të zgjedhë këtë të dytin. Rrugë tjetër nuk ka, të japë dorëheqjen”, përfundoi Berisha.

Deklarata e Kryetarit të PD, Sali Berisha:

Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion, asnjë akt i tij, policisë së tij kriminale dhe shërbimit të tij, nuk do mund të cënojë mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike, anëtarëve, mbështetësve të saj në mbarë Shqipërinë, për protestën studentore. Sikundër, i sugjeroj që midis fatit të Çausheskut dhe fatit të Ramiz Alisë, të zgjedhë këtë të dytin. Rrugë tjetër nuk ka.



Të ndryshme
Më shumë
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit heton zjarrvënien pranë Ambasadës së Bullgarisë në Shkup19 June 2026
Gjykata e shpall të pafajshëm dhe e liron qytetarin, por polici e vret 5 July 2021
Padi penale kundër ish-funksionarëve dhe punonjësve në Komunën e Sarajit dhe Qytetin e Shkupit13 November 2025