Nga Vendi
16 October 2026
Mickoski: Mbajtja e zgjedhjeve të parakoshme është e mundur, VMRO-DPMNE është gjithmonë gati

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, lidhur me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, theksoi se kjo është e mundur, se kurrë nuk duhet thënë kurrë, por Qeveria punon për një mandat katërvjeçar, ndonëse VMRO-DPMNE-ja, si parti, është gjithmonë e gatshme për zgjedhje.

Mickoski për "TV21" shtoi se në politikë kurrë nuk duhet thënë kurrë, pasi ky është gabimi më i madh që bëjnë individë të caktuar, përkatësisht se gjithmonë duhet ta mbani derën paksa të hapur për çdo politikë.

"Ajo që dua të them dhe që e them është se kjo Qeveri ka mandat katërvjeçar. Ja, ne flasim për periudhën deri në fund të mandatit, a mund të jetë paga mesatare 60.000 denarë? Unë them: mundet, po, mundet edhe jo, por do të bëjmë gjithçka për t’iu afruar kufirit prej 60.000 denarësh. Kështu që, si parti politike, jemi gjithmonë të gatshëm për zgjedhje, por punojmë për një mandat të plotë katërvjeçar, për të cilin e kemi fituar legjitimitetin nga qytetarët", theksoi Mickoski.

Lidhur me partnerin e koalicionit në Qeveri, VLEN-in, kryeministri Mickoski theksoi se është shumë i kënaqur me ministrat e tyre dhe se gjithçka funksionon në frymën e partneritetit.



Të ndryshme
Më shumë
Kultivonte kanabis në gota plastike, arrestohet prishtinasi 2 July 2021
Liberta dhe Alaudini festuan 20-vjetorin e miqësisë dhe ky do të mbetet kujtimi më i bukur 9 August 2021
Reforma zgjedhore, Bardhi: Rama po tregon se e mban pushtetin me mjete antidemokratike10 January 2024