Kejsi Borri, motra e ish-finalistit të edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Mateo Borrit, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me postimin e saj të fundit.
Për herë të parë, Kejsi ka publikuar një fotografi të tillë, duke shfaqur partnerin e saj dhe duke bërë të ditur se është në një lidhje dashurie.
Deri më tani, ajo nuk kishte ndarë publikisht momente të tilla, duke e mbajtur jetën e saj sentimentale larg vëmendjes së publikut.
Në fotografinë e publikuar, ajo shfaqet pranë të dashurit të saj, fytyrën e të cilit e ka zbuluar vetëm pjesërisht, pa bërë të ditur emrin e tij.
Këtë moment romantik, Kejsi e ka shoqëruar vetëm me një zemër të bardhë.
Mbetet të shihet nëse ajo do të vendosë ta zbulojë më shumë identitetin e partnerit të saj dhe të ndajë detaje të tjera nga kjo histori dashurie
