Nga Rajoni
16 October 2026
Protestat e dhunshme, Ambasada e Izraelit në Tiranë pezullon punën

Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar se do të qëndrojë e mbyllur nga dita e sotme e deri në një afat të pacaktuar, si pasojë e situatës së krijuar nga protestat në kryeqytet.

Në një njoftim zyrtar të publikuar në faqen e saj, përfaqësia diplomatike bën me dije se ky vendim merret si masë sigurie. Po ashtu, ambasada ka vënë në dispozicion një numër telefoni celular emergjence për të gjithë qytetarët që mund të kenë raste të ngutshme gjatë kësaj periudhe.

“Për shkak të zhvillimeve të fundit, Ambasada e Izraelit në Tiranë është aktualisht e mbyllur. Rihapja e Ambasadës do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata. Për çështje urgjente konsullore, ju lutemi kontaktoni numrin celular të emergjencës të Ambasadës. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe do të ofrojmë përditësime të mëtejshme sipas nevojës”, thuhet në njoftim.

 



Të ndryshme
Më shumë
Alba Vukaj në qendër të vëmendjes me fotografitë nga Spanja30 September 2026
Situata me Covid në Tetovë vazhdon të rëndohet tejmase19 August 2021
A duhet shqiptarët t’i bojktojnë një pjesë të VIP-ave pas protestave studentore?20 October 2026