Nga Vendi
11 August 2020
Tetova dhe Kumanova dy qytetet me më shumë të papunë

Që nga Janari e deri në Maj të këtij viti është rritur për më shumë se 10 përqind numri i të papunëve në Republikën e Maqedonisë së Veriu edhe atë për afro 17 000 njerëz. Rritje evidente ka pasur në Prill dhe Maj, shkaqet për këtë rritje i mveshen korona krizës e cila kaploi vendin që nga Prilli I këtij viti.

Dy qytetet me më shumë të papunë pas kryeqendrës janë Tetova dhe Kumanova. Sipas raportit të fundit të Agjencisë për punësim të Maqedonisë së Veriut në nivel vendi, numër më të madh të papunëve ka qyteti I Shkupit me 22 371 të papunë, Tetova 14 109 dhe Kumanova me 13287 të papunë.

Tetova udhëheq me numër më të madh të papunëve ne vende rurale gjegjësisht 56.2% ndërkaq Shkupi dhe Kumanova më shumë të papunë kanë në qytet gjegjësisht Shkupi me 74.9% dhe Kumanova me 61%.

Grupmoshat më të prekura nga fenomeni I papunësisë janë të rinjtë nga mosha 25-29 vjec si dhe ata mbi 50 vjec. Nga 121 187 të papunë deri në Maj të këtij viti, 10% janë të rinj ndërkaq rreth 15 % janë qytetarë mbi 50 vjec të cilët janë të papunë./KlanMacedonia



Të ndryshme
Më shumë
33-vjeçarit i qëndroi telefoni në bark 4 ditë, mjeku: Bateria ishte më e rrezikshmja sepse mund të shpërthente31 August 2021
Buçkovski: OBRM-PDUKM bëri dëm serioz si në Maqedoni ashtu edhe në Bullgari 8 July 2021
Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni13 September 2021