Nga Vendi
3 November 2025
Haqim Ramadani kërkon takim me përfaqësuesit ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës

Kandidati për kryetar të komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani ka kërkuar takim të menjëhershëm me përfaqësuesit ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor në këtë komunë.
 

Sipas Ramadanit ka pasur parregullsi të shumta në procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës.

“Thirrje për takim të menjëhershëm me përfaqësuesit ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës

Të nderuar përfaqësues të OSBE-së, ODIHR-it, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NDI-së dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që monitorojnë dhe mbështesin proceset zgjedhore,

Në cilësinë time si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës, kërkoj një takim të menjëhershëm me përfaqësuesit tuaj për të diskutuar zhvillimet dhe parregullsitë që kanë ndodhur gjatë procesit zgjedhor në komunën tonë.

Është me rëndësi thelbësore që çdo votë e qytetarëve të Bërvenicës të respektohet dhe që procesi zgjedhor të jetë i drejtë, transparent dhe në përputhje me standardet demokratike ndërkombëtare.

Kjo kërkesë bëhet në frymën e transparencës, drejtësisë dhe respektit ndaj vullnetit qytetar.

Me respekt,
Haqim Ramadani
Kandidat për Kryetar të Komunës së Bërvenicës
numri im i telefonit 072273873”, shkruan Ramadani.



Të ndryshme
Më shumë
Tea shtatzënë? Melisa ka dy fjalë: Ka abortuar17 June 2021
Filipçe: Spitalet janë të stërngarkuar nga persona të cilët nuk janë të vaksinuar31 August 2021
Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunim për ndërtimin e anijeve ushtarake në Pashaliman29 April 2026