Nga Vendi
31 August 2021
Filipçe: Spitalet janë të stërngarkuar nga persona të cilët nuk janë të vaksinuar

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi sot se spitalet në vend janë të stërngarkuar nga pacientë të cilët nuk janë të vaksinuar.

Sipas tij përfshirja më e ulët e vaksinimit është regjistruar në rajonin e Pollogut, Tetovë dhe Gostivar. Ndërkohë që përfshirja me e lartë e vaksinimit është në Ohër, Kavadar, Negotinë dhe Resnjë.

“Me kapacitet të njëjtë do të vazhdojnë të punojnë të gjitha pikat e vaksinimit në shtet. Me një dozë është vaksinuar 43 për qind e popullatës…

Ka dallim përfshirja nëpër qytete, përfshirja më e madhe prej 50 deri në 55 për qind është regjistruar në Ohër, Kavadar, Negotinë, Resnjë, gjithashtu.

Në Gostivar përfshirja është tejet e ulët, afër 20 për qind. Spitalet janë të stërngarkuara nga pacientë të cilët nuk janë të vaksinuar”, deklaroi Filipçe.



Të ndryshme
Më shumë
Ministri serb që dje mori pjesë në bisedimet në Bruksel: Kurrë nuk kam parë diçka të tillë16 June 2021
Atdheu dhe Bora Zemani kapen ‘mat’ së bashku në Tiranë23 September 2021
“Heroi shqiptar që vlente sa 1000 kroatë” – kështu e kujtojnë në Kroaci, Bekim Berishën – Abejën10 August 2021