Nga Vendi
25 February 2026
Trençevska: Grubi nuk u arrestua, por u vetëdorëzua, dyshime për marrëveshje politike me VMRO-DPMNE

Nënkryetarja e Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, Jovana Trençevska, deklaroi se Artan Grubi nuk është arrestuar, por është paraqitur vetë në pikën kufitare, duke theksuar se opinioni publik është dezinformuar përmes raportimeve mediatike.

Gjatë paraqitjes së saj në emisionin Top Tema, ajo bëri thirrje për të dalluar qartë mes vetëdorëzimit dhe arrestimit, duke shtuar se mënyra si është prezantuar rasti ka krijuar perceptim të gabuar në publik.

Trençevska ngriti dyshime serioze për një marrëveshje të mundshme me VMRO-DPMNE, duke rikujtuar se LSDM-ja kishte paralajmëruar për një skenar të tillë dy muaj më parë. Sipas saj, fakti që personat që e shoqëruan Grubin në kufi nuk ishin nga policia kufitare, por zyrtarë të tjerë, shton dyshimet për koordinim politik.

Ajo e cilësoi të papranueshme ndryshimin e masës nga paraburgim 30 ditor në arrest shtëpiak, veçanërisht duke pasur parasysh se Grubi kishte qenë jashtë vendit për 14 muaj. Sipas saj, në një kohë kur qytetarë të tjerë mbahen në paraburgim për periudha të gjata për vepra më të lehta, ky vendim ngre pikëpyetje serioze.

Trençevska akuzoi qeverinë për manipulim dhe përpjekje për të devijuar vëmendjen e opinionit sa herë që përballet me skandale, duke shtuar se qytetarët nuk besojnë më në, siç u shpreh ajo, justifikimet dhe narrativat e VMRO-DPMNE-së.



Të ndryshme
Më shumë
Kapen 17 emigrantë në Radovish 6 August 2020
KSHZ: Gjithsej 8.791 persona kanë kontrolluar në ndodhen në Listën Zgjedhore të Maqedonisë30 August 2021
Punimet në rrugën 102 në Tearcë pritet të nisin së shpejti19 November 2025