Këngëtari shqiptar, Luiz Ejlli, në një intervistë në Top Channel ka folur për protestën që po ndodh në Shqipëri.
Ai ka thënë se Edi Rama sa herë që të thotë eja flasim, flet vetëm ai, dhe se në momentin që e kundërshton të nxjerrin jashtë.
Ejlli në këtë intervistë ka treguar për mostransmetimin e emisionit të tij, për shkak të ngjarjeve në Shqipëri dhe shpërthimit të protestave të dhunshme.