Nga Rajoni
10 May 2025
Berisha falënderon mbështetësit: Tani fjala është e juaja, më 11 maj hapim një kapitull të ri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një mesazh falënderues në rrjetin social Facebook pas takimit të mbrëmshëm përmbyllës elektoral. Ai shprehu mirënjohjen e thellë për pjesëmarrjen masive, duke e cilësuar takimin si madhështor.

Berisha theksoi se rrugëtimi i tij politik ka qenë sfidues, por gjithmonë i mbushur me shpresë dhe besim. Sipas tij, Partia Demokratike sot është më e bashkuar se kurrë më parë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për të hapur një kapitull të ri. Mesazhi i tij u mbyll me thirrjen për një “Shqipëri Madhështore”.

Ju falënderoj me mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen tuaj në këtë takim madhështor! 
Ky udhëtim ka qenë një rrugë sfiduese, por e mbushur me shpresë dhe besim. 
Sot jemi më të bashkuar se kurrë. 
Tani fjala është e juaja. Më 11 maj me votën tuaj, le të hapim një kapitull të ri drejt “Shqipërisë Madhështore”



Të ndryshme
Më shumë
Zgjedhjet lokale në Kosovë, sinjal për ndryshime të mëdha në skenën qendrore politike13 October 2025
LSDM shpalli thirrjen për kandidatët për kryetar komunash, ja kushtet ?25 June 2021
ZYRTARE: Sergio Ramos largohet pas 16 vjetëve nga Real Madridi16 June 2021