Kuriozitete
17 October 2026
Djali “thërret” ezanin gjatë vaksinimit, videoja bëhet virale në rrjetet sociale

Videoja e një djali të vogël, të identifikuar si Teytey, i cili thërret ezanin me zë të lartë gjatë marrjes së një injeksioni, ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Publikimi ka marrë më shumë se 1.4 milion pëlqime.

Reagimi i vogëlushit filipinez ka emocionuar dhe argëtuar përdoruesit e rrjeteve sociale. Vëmendje të veçantë ka tërhequr mënyra se si ai shqiptonte fjalët e ezanit, ndërsa infermierja po i jepte injeksionin.

Gjatë procedurës, djali shqiptonte fjalët “Eshhedu en la ilahe il-lallah”, pjesë e shehadetit islam, që shpreh dëshminë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut.

Videoja u shoqërua me mesazhin se vogëlushi gjen guxim edhe në momentet e parehatisë, duke iu drejtuar besimit të tij.

Në përshkrimin e publikimit theksohet rëndësia e edukimit të fëmijëve që në moshë të hershme, në mënyrë që besimi të jetë për ta burim ngushëllimi dhe force kur përballen me frikën.

“Ndonjëherë, mësimet më të sinqerta për besimin vijnë nga zemrat më të vogla”, thuhet në mesazhin që shoqëron videon.

Reagimet e përdoruesve kanë qenë të shumta. Shumë prej tyre e kanë vlerësuar guximin e djalit, ndërsa të tjerë janë argëtuar nga mënyra se si ai e përballoi frikën. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Zbulohet e kaluara e saj, Ada e “Përputhen” ka punuar si eskortë për 250 euro13 October 2021
VLEN: Taravari u vodhi pesë mandate qytetarëve në emër të ndryshimit, tani tenton t’i dërgojë në kazanin e BDI-së 8 May 2025
LSDM akuzon Prokurorinë për mbylljen e hetimeve të tragjedisë në Koçan pa asnjë përgjegjësi politike31 May 2025