Nga Vendi
11 August 2020
LSDM mbrojnë qëndrimin e Pendarovskit: Mandati ndahet me 15 gusht

E mbështesim qëndrimin e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski se afatet për dhënien e mandatit janë në rrjedhë. Kështu komentuan nga LSDM në lidhje me situatën e fundit që u krijua se kur konsiderohet Kuvendi i konstituuar, kur verifikohen mandatet apo kur zgjedhjet kryeparlamentari?

“Përmendi edhe dje kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev se për ne është i rëndësishëm qëndrimi i presidentit të shtetit, i cili thotë se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit rrjedhin afatet se ai me të 15-tin duhet ta ndajë mandatin. Kështu të qëndrojmë në këto deklarata, në këto qëndrime se mandati duhet të ndahet”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov duke u përgjigjur në pyetjen e TV21.

Paraprakisht, nga Kabineti i presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski duke u kundërpërgjigjur ndaj deklaratës së kryeparlamentarit në largim, Talat Xhaferi deklaruan se afatet për caktimin e mandatarit janë në rrjedhë.



Të ndryshme
Më shumë
Qazimi: 1 Qershori na thërret për bashkim – një mesazh për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 June 2025
Grubi: Ne e luftojmë krimin 13 August 2021
Vazhdon trendi i ulët i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni21 June 2021