ShowBiz
18 October 2026
Martohet aktori i njohur i “Bashkallajk”, dasma bëri bashkë edhe kolegët e serialit

Mbrëmja e djeshme ishte e veçantë për aktorin Behar Nesimi, i njohur për publikun nga seriali humoristik “Bashkallajk”.

Ai festoi dasmën me Loreta Veselin, në një ceremoni ku nuk munguan muzika, vallëzimi dhe atmosfera festive.

Pjesë e kësaj nate ishin edhe aktorët e “Bashkallajk”, të cilët këtë herë lanë anash skenarin dhe iu bashkuan festës me këngë e valle.

Martohet aktori i njohur i “Bashkallajk”, dasma bëri bashkë edhe kolegët e serialit

Për atmosferën u kujdesën Ganja me ProBand, ndërsa pamjet nga dasma tregojnë momente të bukura të çiftit mes familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Nuk mungoi as tradita e hedhjes së parave gjatë vallëzimit, me nusen që mori vëmendjen në fustanin e saj të bardhë. /Prive By LS



Të ndryshme
Më shumë
Siljanovska-Davkova pret presidentin zviceran Parmelin në Shkup, fokus marrëdhëniet dypalëshe29 April 2026
Zbulohen peshqit e padukshëm17 June 2021
Konfirmohen 96 raste të reja me coronavirus në Kosovë, shërohen 87 persona27 June 2020