ShowBiz
18 October 2026
Mateo Borri në protestë, por ka një kunj për vëmendjen: “Nuk dola për klikime e reels!”

Mes personazheve të njohur që i janë bashkuar protestave në Tiranë është edhe ish-finalisti i Big Brother VIP Albania, Mateo Borri, i cili këtë të diel ka zgjedhur të dalë në rrugë përkrah qytetarëve.

Por, krahas pjesëmarrjes në protestë, Mateo ka pasur edhe një mesazh me kunja për ata që mund t’i shfrytëzojnë tubimet për vëmendje dhe shikueshmëri në rrjetet sociale.

“Nuk dola sot në protestë për të dhënë intervista, as për klikime, as për reels, as për shikueshmëri”, ka shkruar ai në Instagram, duke theksuar se pjesëmarrja e tij lidhet me mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Ish-banori i BBVA ka shtuar se ka dalë edhe për ata që, sipas tij, nuk kanë guximin të protestojnë për arsye të ndryshme, ndërsa situatën në vend e ka përshkruar si një “diktaturë moderne”.

Mateo ka treguar se protestoi pa nxitur dhunë, duke marshuar me duart në xhepa, por pretendon se edhe ai u përball me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome nga forcat e rendit.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur Shqipëria po përjeton protesta të fuqishme, të cilat ditët e fundit janë shoqëruar edhe me tensione e përplasje mes demonstruesve dhe policisë.

Edhe pse nuk ka përmendur emra, deklarata e Mateos për intervistat, klikimet dhe shikueshmërinë mund të lexohet si një thumbim ndaj personazheve publike që mund ta përdorin protestën për ekspozim personal.

Ai ka paralajmëruar se gjatë ditës do të publikojë edhe një tjetër story për përvojën e tij në protestë.

Mateo Borri në protestë, por ka një kunj për vëmendjen: “Nuk dola për klikime e reels!”



Të ndryshme
Më shumë
U hoq si Taulant Balla dhe i kërkoi 100 mijë euro Dukës, gjykata lë në burg dy të arrestuarit29 September 2026
Moti me vranësira dhe reshje shiu 5 July 2021
Izetbegoviq i drejtohet Vuçiqit: Kosova dhe Republika Serbe nuk mund të krahasohen, ju kryet gjenocid në Kosovë24 June 2021