Nga Vendi
13 April 2026
Çmimet online nuk përputhen me ato në markete, qytetarët denoncojnë dallime

Edhe pse tregtarët janë të detyruar të publikojnë çmimet e produkteve në internet, shumë qytetarë raportojnë mospërputhje mes çmimeve online dhe atyre në markete. Sipas tyre, çmimet në ueb-faqe shpesh janë më të ulëta, ndërsa në arkë paguhet më shumë.

Një qytetar u shpreh se “ndodh që çmimi në internet të mos përputhet me atë në market, diferenca është disa denarë”, ndërsa një tjetër theksoi se “çmimet që publikohen nuk janë të njëjtat, në markete janë më të larta dhe ndonjëherë paguajmë shumë më tepër”.

Megjithatë, disa qytetarë deklarojnë se vazhdojnë t’i kontrollojnë çmimet para blerjeve më të mëdha, ndërsa të tjerë kanë humbur besimin dhe nuk i verifikojnë më.

Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut bëhet e ditur se gjatë vitit 2025 janë kryer 4.340 inspektime dhe janë shqiptuar 75 gjoba në vlerë totale prej 60 mijë eurosh për shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve.

Publikimi i çmimeve online synon të rrisë transparencën dhe t’u mundësojë qytetarëve të krahasojnë ofertat, por në praktikë, sipas ankesave, kjo masë ende nuk po zbatohet në mënyrë të plotë.

Burimi: Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Shpërthim i hantavirusit në anije turistike, konfirmohen raste te britanikët 8 May 2026
Osmani ngre pikëpyetje për përfaqësimin e shqiptarëve në qeveri25 April 2026
BDI: Kulturës shqiptare po i mbyllet dera nga institucionet shtetërore24 May 2025