Nga Vendi
28 June 2021
BESA depërton thellë në oborrin e integristëve – Në Reçicë të Vogël plot votues me Kasamin

Lëvizja Besa sonte ka vazhduat me themelimin e nëndegëve. Sonte në Tetovë në prezencën e qindra aktivistëve është themeluar nëndega Reçicë e Vogël.

“Interesimi i madh për të qenë pjesë e strukturës së Lëvizjes BESA rritet çdo ditë e më shumë. Këtë sonte e dëshmoi kuvendi themelues i nëndegës së Lëvizjes BESA në Reçicë të Vogël dhe Reçicë e Vogël – Lagje.

Ky kuvend madhështor zgjodhi Pajtim Izairin kryetar të nëndegës Reçicë e Vogël-Lagje dhe Samet Bislimin kryetar të nëndegës Reçicë e Vogël.

Këtë kuvend e nderuan eksponentë të lartë të Lëvizjes BESA si sekretari gjeneral Arjanit Hoxha, sekretari organizativ Adnan Azizi, nënkryetari Fadil Zendeli, si dhe koordinatori i këshilltarëve të Lëvizjes BESA në Tetovë, Besar Durmishi”, thuhet në komunikatën e Besës.



Të ndryshme
Më shumë
Nxënësi 14-vjeçar dyshohet se qëlloi me armë drejtorin dhe një mësues në një shkollë në Francë12 October 2026
Soni anulon koncertin në Itali për shkak të protestave në Shqipëri21 October 2026
Vuçiq: Kurti ma kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës, kështu iu përgjigja15 June 2021