Kuriozitete
20 October 2026
Ora kthehet mbrapsht të dielën - si ta përgatitni fëmijën tuaj që të mos zgjohet herët

Ndryshimi i orës në fund të tetorit mund të ndikojë në rutinën e gjumit të foshnjave, duke bërë që ato të zgjohen më herët se zakonisht.

Këtë vit, akrepat do të kthehen një orë prapa natën mes 24 dhe 25 tetorit, kur ora 03:00 do të bëhet 02:00.

Ekspertët e gjumit të fëmijëve rekomandojnë që prindërit të fillojnë përshtatjen disa ditë më herët, duke e shtyrë gradualisht orarin e gjumit për 15 minuta çdo natë.

E njëjta gjë vlen edhe për dremitjet gjatë ditës, veçanërisht te fëmijët nën moshën katërvjeçare.

Drita natyrale është një tjetër ndihmë e rëndësishme për rregullimin e orës biologjike të foshnjës.

Pas ndryshimit të orës, rekomandohet hapja e perdeve në mëngjes dhe kalimi i kohës jashtë në ajër të pastër.

Gjithashtu, prindërit duhet t’i përshtatin gradualisht vaktet me orarin e ri dhe të ulin ndriçimin në mbrëmje për të lehtësuar përgatitjen për gjumë.

Megjithatë, edhe nëse prindërit nuk kanë bërë përgatitje paraprake, nuk ka arsye për shqetësim.

Sipas pediatres Martha Deiros Collado, fëmijëve zakonisht u duhen katër deri në pesë ditë për t’u përshtatur me ndryshimin.

Ndërkohë, të dhënat e kompanisë Owlet, e cila prodhon pajisje për monitorimin e gjumit të foshnjave, sugjerojnë se ndryshimi i orës nuk ka ndikuar në cilësinë e përgjithshme të gjumit të tyre.



Të ndryshme
Më shumë
Ditët e fundit të fushatës, Arifi e Kasami vazhdojnë përpjekjet për të fituar besimin e qytetarëve28 October 2021
Fqinji i Tuti Sejdiut ishte dënuar me 4 vjet burgim për keqpërdorim seksual ndaj saj, Express ju sjell detaje nga aktgjykimi21 July 2021
Kosova nderon heronjtë e fushës, Kombëtarja dekorohet me Medaljen Presidenciale të Meritave 1 April 2026