Nga Vendi
8 October 2021
Teuta Arifi tregon arritjen më të madhe për Tetovën

Kandidatja nga BDI për kryetare të Tetovës, njëherësh edhe kryetare aktuale e kësaj komune, Tetuta Arifi, në “Rruga Drejt”, ka thënë se e arritura më e madhe e saj për Tetovën, ishte ndërtimi dhe kompletimi i tubacionit për ujin, shkruan Alsat.

Ajo ka thënë se tashmë Tetova e ka bërë zgjidhjen e duhur dhe ka përmirësuar furnizimin me ujë deri në 24 orë.

“Mungesa e ujit ka qenë problem në të kaluarën, por pas ndërtimit të tubacionit të ri dhe stacionit të filtrimit, në pjesët të cilat i mbulon ujësjellësi i Tetovës, mendoj që ne kemi zgjidhjen e duhur dhe kemi përmirësuar furnizimin me ujë deri në 24 orë. E arritura më e madhe e jona është ndërtimi dhe kompletimi i tubacionit”, u shpreh Arifi./ Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Shkalla e parë e dënoi për falsifikim. Gjykata e apelit e shpall Luiz Ejllin të pafajshëm 8 May 2025
Dekoret e pavarësisë, LSH: Komuna e Tetovës po e anashkalon flamurin kombëtar shqiptar 8 September 2026
Një befasi e mirë te Chlesea, Ziyech shfaqet në stërvitje me klubin11 July 2020