Nga Rajoni
13 April 2026
Trump propozon Eric Wendt për ambasador në Shqipëri, ish-komandanti i NATO-s me mbi 30 vite karrierë ushtarake

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka propozuar Eric Wendt për postin e ambasadorit amerikan në Shqipëri, sipas një njoftimi zyrtar nga Shtëpia e Bardhë.

Në deklaratën për media, thuhet se Eric Wendt, nga Kalifornia, është propozuar të shërbejë si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë.

Wendt konsiderohet një figurë me përvojë të gjatë në strukturat e sigurisë amerikane, me mbi tre dekada shërbim aktiv në ushtri. Ai ka përfunduar detyrën e fundit si komandant i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s në vitin 2021, pas një karriere të gjatë në role kyçe strategjike.

Gjatë viteve të shërbimit, ai ka mbajtur pozicione të rëndësishme, përfshirë rolin e Koordinatorit të Sigurisë së SHBA-ve për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez, si dhe poste drejtuese në Komandën e Paqësorit dhe në operacionet speciale në Kore dhe Afganistan.

Wendt u emërua oficer në vitin 1986 dhe doli në pension në mars të vitit 2021, duke përmbyllur më shumë se 34 vite në shërbim. Më herët, në vitin 2020, ai ishte propozuar nga Trump edhe për postin e ambasadorit në Katar, por kandidatura nuk u shqyrtua nga Senati.



Të ndryshme
Më shumë
Ka viktima nga zjarri në spitalin e djegur në Tetovë! 8 September 2021
NASA: Toka po thith nxehtësi si asnjëherë më parë21 June 2021
QMK: Nuk ka zjarre aktive 5 September 2025