Nga Vendi
1 July 2021
Besimi: Nga pikëpamja fiskale nuk ka bazë që taksa ekologjike të shihet si taksë krize

Në vend ka konsensus mes pushtetit, opozitës dhe bashkësisë së biznesit se është koha të dizajnohet modeli i pagesës ekologjike dhe të miratohen. Dilema dhe diskutimi ekziston nëse këto mjete do të investohen për projekte ekologjike dhe nëse tani është koha për miratimin e tyre, ka deklaruar ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Për akuzat e opozitës se taksa ekologjike për karburantet fosil në esencë është taksë krize, Besimi në emisionin “10 minuta” në “TV21” ka thënë se taksa e krizës sillet për të gjitha transaksionet e vendit siç ka qenë në vitin 2001 dhe tani shtoi ai, “është targetuar vetëm për derivatet e naftës”.

Me strategjinë fiskale planifikohen edhe instrumente të reja për financim, siç janë bond zhvillimorë dhe i gjelbër, tha ai.

“Dallimi nga periudha e deritanishme, mjetet nga këto bonde/letra me vlerë do të shfrytëzohen vetëm për investime kapitale, ndërsa bondi i gjelbër vetëm për projekte që do të jenë mbështetje për zhvillimin e gjelbër, përkatësisht agjendës së gjelbër”, shtoi më tej Besimi.

Në Buxhet me rebalancin, sipas tij parashihet edhe programi i ri për zhvillim të gjelbër në nivel të Qeverisë ku ka edhe masa shtesë. Debati për ribalancin e Buxhetit në Kuvend do të fillojë nga 1 korriku për kur është caktuar edhe seanca në Komisionin amë për financim dhe buxhet.

“Ne kemi 46,2 miliardë denarë me ribalancin, deficit i cili në fakt është më i lartë në krahasim me atë të planifikuarin gjatë këtij viti, 35 miliardë denarë, por megjithatë është më i ulët se sa ishte gjatë vitit 2020, përkatësisht nga 4,9 në 6,5 për qind nga BPV do të jetë deficiti dhe kryesisht financohet në mënyrë të barabartë nga tregjet e huaja dhe tregu i vendit. Ne tashmë në tregun e huaj kemi marrë hua me euro-bond ku arritëm të kemi një nga normat më të ulëta të interesit, 1,6-2,5% dhe pjesa e mbetur do të jetë nga tregu vendor, megjithatë kthejmë edhe 500 milion euro-bond nga paraprakisht, që është me normë interesi prej mbi 4 për qind”, tha ministri Besimi.



Të ndryshme
Më shumë
Puthja 900-euroshe: Përveç mërgimtarit policia e dënoi edhe të dashurën e tij 3 August 2021
Shqipëri: Regjistrohen 82 raste të reja dhe një viktimë nga COVID-1919 July 2020
Konfirmohet edhe një rast me llojin e virusit delta në Maqedoni 6 July 2021