Nga Bota
18 October 2026
Donald Trump pezullon sanksionet dhe tarifat ndaj eksporteve ruse, për të frenuar rritjen e çmimit të naftës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka pezulluar përmes një urdhri ekzekutiv sanksione dhe tarifa të rëndësishme ndaj eksporteve ruse, të cilat hynë në fuqi pak ditë më parë.

Vendimi është marrë duke shfrytëzuar një klauzolë përjashtimi të parashikuar në ligji. Sipas raportimit, synimi është të shmanget ndikimi negativ i masave të reja në përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për të ulur çmimet e naftës, në prag të zgjedhjeve të mesmandatit, të planifikuara për 3 nëntor.

Ligji ishte shpallur muajin e kaluar nga Trump dhe ishte mbështetur fuqishëm nga senatori republikan Lindsey Graham. Nisma synonte të rriste presionin ekonomik ndaj Moskës për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. 

 



Të ndryshme
Më shumë
“Takohemi të hënën dhe…”, kryeministrit belg i dalin mesazhet me pornostaren e njohur italiane23 August 2021
Javo Otomotiv transferon gjithë prodhimin nga Turqia dhe Sllovakia në Tetovë, 400-500 vende të reja pune16 June 2026
Të lindur pas luftës, në ballë të protestave për ish-krerët e UÇK-së23 September 2026