Nga Vendi
24 August 2021
Aleanca për Shqiptarët zyrtarizon kandidatin për komunën e Zhelinës

Aleanca për Shqiptaret- Dega Zhelinë , në Kuvendin zgjedhor të kësaj partie që u mbajt mbrëmë në Zhelinë unanimisht ka votuar si kandidat për kyetar të Komunës së Zhelinës, z Mahir Ziberi.

Mahir Ziberi ka lindur në Zhelinë, shkollën fillore e ka të kryer pjesërisht në Ohër dhe vendlindje, ndërsa të mesmen në Dr-Panco Karagjozov në Shkup.

Ka studiuar në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi , ku edhe ka kryer studimet postdiplomike dhe është i pajisur me gradën magjistër.

Përndryshe ai ka një karierë të sukseshme pas vetes, ka qenë i punësuar fillimisht në Ministrinë e Arsimit dhe shkences dhe i angazhuar për projekte për bashkëpunim me Republikën e Sllovenisë dhe të Kroacisë, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Ministrinë e Ekonomisë.

Mahir Ziberi është i martuar dhe është prind i 2 fëmijve./fol.mk



Të ndryshme
Më shumë
ASHMAA Maqedoni: Heshtja zgjedhore fillon më 16 tetor14 October 2021
Tigri ha 41-vjeçarin në tualet, i gjenden vetëm rrobat dhe të brendshmet e përgjakura23 August 2021
“Republika e Maqedonisë së Veriut”, nga sot fillon dhënia e pasaportave me emrin e ri 1 July 2021