Nga Vendi
20 October 2021
Nevzat Bejta feston ditëlindjen, fqinjët i bëjnë surprizë të këndshme

Dje, Nevzat Bejta ka shënuar ditëlindjen e gjashtëdhjetë. E pos urimeve të shumta nga familjarët dhe dashamirët e tij, surpriza i ka ardhur nga banorët e lagjes. Në njërin nga lokalet e këtij lokaliteti, fqinjët ishin grumbulluar dhe me tortë e kanë mirëpritur për të ndrë bashkë gëzimin e ditëlindjes së tij, njofton Observeri.

E ky gjest i fqinjëve ka emocionuar Bejtën i cili përmes një postimi ka faleminderuar ato për respektine treguar ndaj tij.

“Më besoni që nuk po gjej dot fjalët më të mira për të përshkruar ndjenjën e faleminderimit për banorët e lagjes të cilët më surprizuan sonte me rastin e ditëlindjes sime. Përulem ndaj respektit të treguar ndaj meje sonte dhe për çdo ditë tjetër që po e kalojmë bashkë dhe në harmoni. Fqinjët e mirë janë mirësi e lëshuar nga Perëndia.Faleminderit të gjithë juve dashamirë, që në forma të ndryshme më uruat ditëlindjen. U jam mirënjohës për jetë”, shkruan Bejta.

Nevzat Bejtasot feston ditëlindjen e gjashtëdhjetë. Observeri



Të ndryshme
Më shumë
BE hap kufijtë më 1 korrik për 14 vende, Maqedonia e Shqipëria ‘mbeten’ jashtë29 June 2020
Shënohen edhe 87 raste me coronavirus në Kosovë, shërohen 31 persona28 June 2020
Era Istrefit i ikin 200 mijë euro nga duart. Zbulohet arsyeja 4 July 2025