Nga Vendi
20 June 2026
Ndryshojnë rregullat në pikëpagesa, korsitë M Tag vetëm për përdoruesit e pajisjes elektronike

Nga sot ka hyrë në fuqi një regjim i ri i përdorimit të korsive elektronike në të gjitha pikëpagesat e vendit, me qëllim përshpejtimin e qarkullimit dhe uljen e pritjeve gjatë sezonit veror. Sipas rregullave të reja, korsitë e shënuara me M Tag do të përdoren ekskluzivisht nga drejtuesit e automjeteve që posedojnë pajisjen elektronike M Tag, ndërsa përdoruesit e M Card do të kryejnë pagesën në korsitë ku lejohet edhe pagesa me para në dorë. Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore bëjnë të ditur se ndryshimi synon funksionim më efikas të pikëpagesave dhe nxitjen e përdorimit të sistemit elektronik të pagesës së taksave rrugore. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të informohen paraprakisht për mënyrën e re të funksionimit, në mënyrë që të shmangen vonesat dhe kolonat në pikëpagesa. Sa u përket çmimeve, M Card kushton 600 denarë dhe përfshin 500 denarë kredi, ndërsa pajisja M Tag kushton 2.200 denarë me 1.000 denarë kredi fillestare. Të dyja pajisjet mund të blihen në pikëpagesat rrugore. Burimi: Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Ali Ahmeti në pritjen solemne të Ambasadës së Sllovenisë, vlerëson miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve17 June 2026
Kur vijnë në Kosovë vaksinat e blera nga Pfizer? Flasin nga Qeveria22 June 2021
Ministrja e Arsimit kritikon drejtorët e shkollave 2 September 2020