Nga Vendi
18 October 2025
KSHZ: Deri në orën 15:30 kanë votuar 5.385 persona të sëmurë dhe 810 të burgosur

Procesi i votimit për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm po zhvillohet pa asnjë problem si edhe për personat që janë duke vuajtur dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim dhe ata që janë paraqitur për votim dhe janë të vendosur në institucionet e përkujdesjes jashtëfamiljare, informoi sot KSHZ-ja.

Sipas KSHZ-së, deri në orën 15:30, nga gjithsej 8.848 persona të sëmurë ose të pafuqishëm të cilët kanë mundur ta realizojnë të drejtën e tyre të votës, e kanë ushtruar gjithsej 5.385 votues.
Madje, nga gjithsej 2.162 persona që janë duke vuajtur dënimin me burg ose ndodhen në paraburgim të drejtën e votës deri në orën 15:30 e kanë ushtruar 810 votues.

Në institucionet e përkujdesjes jashtëfamiljare deri në orën 15:30 nga gjithsej 442 persona të vendosur në këto institucione, kanë votuar 135 votues.

Procesi i votimit për të gjitha këto kategori votuesish po zhvillohet pa pengesa dhe pa asnjë parregullsi, thonë në KSHZ.



Të ndryshme
Më shumë
Shtatë të mbijetuarit e ngjarjes në Tetovë, lëshohen në shtëpi15 September 2021
Zaev sot merr mandatin, vazhdojnë bisedimet për qeverinë e re13 August 2020
Morena poston foto me bikini duke u hedhur në pishinë, tregon aftësitë në not 5 July 2021