Një surprizë e këtij sezoni të “BBVK”-së është zbuluar.
Ish-banorja e “BBVA”-së, Loredana Brati, pritet të jetë pjesë e ekranit kosovar, këtë herë në një rol të ri.
Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se asaj i është besuar moderimi i këtij edicioni të “Big Talk”-ut.
Mbetet të shihet se si do të duket Loredana në këtë format dhe si do ta presë publiku në rolin e moderatores.