Nga Vendi
21 October 2026
Banka Qendrore Evropiane: Çmimet e ushqimeve mund të rriten në vitin 2027, mund të preket edhe Maqedonia

Banka Qendrore Evropiane ka paralajmëruar për një tjetër rritje të mundshme të çmimeve ushqimore në Evropë gjatë vitit 2027. Ndër faktorët që mund ta nxisin këtë zhvillim janë kostot më të larta të energjisë, thatësirat dhe moti ekstrem.

Parashikimet tregojnë se inflacioni i ushqimeve në eurozonë mund të shkojë në 3,4% në tremujorin e tretë të vitit të ardhshëm. Shtrenjtimi i transportit, prodhimit dhe plehrave artificiale mund të reflektohet në çmimet e bukës, bulmetit dhe mishit.

Maqedonia e Veriut mund të ndiejë gjithashtu pasojat, pasi është e ekspozuar ndaj ndryshimeve të çmimeve ndërkombëtare të energjisë dhe produkteve bujqësore.

Megjithëse ritmi i inflacionit është ngadalësuar, në shtator të vitit 2026 ushqimet në eurozonë kushtonin afërsisht 30% më shumë se në fund të vitit 2021.



Të ndryshme
Më shumë
Ahmeti i përgjigjet Zaevit: Kryeministër nuk bëhesh as me 46 deputetë 4 August 2020
ASH-ja me kandidatë të rinjë dhe një nga diaspora 10 August 2021
Marrëveshje historike në Ministrinë e Mjedisit, rritje pagash dhe përmirësim i kushteve për punonjësit31 March 2026